image Kryeministri Kurti ftohet në Forumin e Paqes në Francë

Politikë

Kryeministri Kurti ftohet në Forumin e Paqes në Francë

news image

Tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish, duke përfshirë nënpresidenten amerikane Kamala Harris, kanë pranuar ftesën të jenë të pranishëm të enjten dhe të premten në Forumin e Paqes në Paris.

Në mesin e liderëve të ftuar figuron edhe emri i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njoftoi Zyra e Presidentit të Francës të hënën.

Njoftimi i dalë nga Pallati Elize, konfirmon se në forumin që do të mbahet të enjten dhe të premten do të jenë rreth 450 pjesëmarrës në tërësi, përfshirë 30 liderë vendesh.

“Në total, 450 pjesëmarrës priten të jenë prezent, duke përfshirë rreth tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish”, tha presidenca franceze të hënën.

Sipas njoftimit të Elizesë, disa prej liderëve do të marrin pjesë edhe në Konferencën Ndërkombëtare për Libinë që mbahet të premten në Paris.

Ky forum është iniciuar tri vjet më parë nga presidenti Emmanuel Macron.

/GazetaSinjali/