image Kryeministri kroat të hënën viziton Kosovën

Politikë

Kryeministri kroat të hënën viziton Kosovën

news image

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq të hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Shefi i qeverisë kroate, në Prishtinë pritet të takohet me krerët e shtetit nisur nga kryeministri, Albin Kurti.

Nga kabineti i Plenkoviqit në Zagreb kanë konfirmuar për Klan Kosovën ardhjen e Plenkoviqit më 15 nëntor.

Ndërkohë që nga zyra e tij nuk kanë pranuar t’i shpalosin temat e diskutimeve duke thënë se të dielën do të jepen detaje.

Klani ka mësuar se temat kyçe të bisedimeve të kryeministrit kroat gjatë qëndrimit në Kosovë do të jenë çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe ato të integrimeve evropiane.

Kjo do të jetë vizita e parë e Plenkoviqit në Prishtinë qëkur ka ardhur në pushtet./GazetaSinjali/