image Kryeministri kroat pas vizitës së djeshme në Prishtinë: Ne duam ta ndihmojmë Kosovën

Politikë

Kryeministri kroat pas vizitës së djeshme në Prishtinë: Ne duam ta ndihmojmë Kosovën

news image

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka shkruar për takimet që zhvilloi dje me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, gjatë vizitës së parë zyrtare të tij në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Plenkoviq ka thënë se Kroacia dëshiron ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe afirmimit të mëtejmë ndërkombëtar.

“Ishte kënaqësi në Prishtinë me Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani, dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, për t’i konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kroacisë e Kosovës! Ne duam që ta ndihmojmë Kosovën në rrugën drejt BE-së dhe drejt afirmimit të mëtejmë ndërkombëtar”, ka shkruar Plenkoviq.

Plenkoviq ka njoftuar edhe për një vizitë që ka bërë në Janjevë.

“Ne gjithashtu biseduam me përfaqësuesit e kompanive kroate rreth mundësive për bashkëpunim më të fuqishëm ekonomik. Në Janjevë, vizituam një komunitet të vogël por shumë të lidhur kroat, diaspora më e vjetër kroate në botë. Në Shtëpinë Kroate, Vukovar, i falënderuam pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Kroacisë për përkushtimin e tyre për sigurinë e Kosovës në kuadër të KFOR-it të NATO-s”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/