image Kryeministri italian: Ne po shikojmë përpara që të liberalizojmë vizat për Kosovën

Kosovë

Kryeministri italian: Ne po shikojmë përpara që të liberalizojmë vizat për Kosovën

news image

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, përmes një reagimi në Twitter, ka shkruar se ai bashkë me kryeministrin italian Giuseppe Conte, në Kroaci kanë shprehur vullnetin për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Orlando ka shkruar se tani është koha e duhur dhe se liberalizimi duhet të ndodhë.

“Kryeministri Giuseppe Conte tha në Zagreb: Ne po shikojmë përpara për mundësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën së shpejti. Shpresoj që të gjitha vendet e BE-së të mos hezitojnë në lejimin e liberalizimit të vizave, është koha”, ka shkruar në Twitter Orlando./ Gazeta Sinjali/