Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka mbajtur sot një mbledhje me Mbrotjen Civile për të diskutuar rreth situatës alarmante nga koronavirusi.
Konte ka deklaruar se nuk është momenti për të bërë polemika dhe se me qeveritarët do të bjerë dakord për veprimet e ardhshme për të ndalur përhapjen e koronavirusit.
Kryeministri theksoi se duhet të shmangim dramatizimin ose alarmimin dhe se duhet të vepruar për të përmirësuar situatë aktuale në të cilën ndodhet Italia.
“Ne nuk duhet të mendojmë se është një katastrofë që nuk mund të përballohet, ne do të marrim të gjitha masat e duhura dhe proporcionale për përballimin e situatës,” shtoi ai./Gazeta Sinjali/