Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka ofruar dorëheqjen e tij gjatë një takimi me kabinetin.
Conte dorëheqjen e tij e ka paraqitur tek presidenti Sergio Mattarella dhe dorëheqja pritet të bëhet zyrtare gjatë ditës së nesërme, transmeton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, Conte e kishte njoftuar senatin më parë për dorëheqjen e tij përmes një fjalimi.
Gjatë fjalimit të tij Conte ka akuzuar ish-partnerin e koalicionit të tij.
Kjo dorëheqje e Giuseppe Conte po vlerësohet si jo e duhur duke e pasur parasysh situatën me COVID-19 në vend.