Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka thënë se vendi i tij i mbështet të gjitha zgjidhjet që do të arriheshin në dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfshirë edhe korrigjimin e kufijve.
“Qëndrimi ynë është i qartë, do të mbështesim gjithcka për të cilën do të merreshin vesh palët, përfshirë edhe korrigjimin e mundshëm të kufirit, nëse kjo con drejt një zgjidhje gjithëpërfshirëse që con në stabilitet. Qëllimi duhet të jetë që të gjitha cështjet e hapura të zgjidhen me marrëveshje” ka thënë Kurz.
Ai e ka quajtur sinjal të mirë emërimin e Matheë Palmer si të dërguar special për Ballkanin duke thënë se ai mund të kontribuojë për gjetjen e një zgjidhjeje.
“Gjatë vizitës sime në Shtëpi të Bardhë kam diskutuar për përpjekjet tona të përbashkëta me presidentin Donald Trump. SHBA-të rreth kësaj cështjeje janë të angazhuara për një kohë të gjatë bashkë me BE-në, që është shumë e rëndësishme.”, tha Kurz.
Për këtë, Sipas Kurz është sinjal i mirë që është emëruar emisari special Mathew Palmer. Ai shpreson që Palmer do të mund të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes.