Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ua ka uruar shqiptarëve Ditën e Flamurit.
Në një postim në facebook, Rama shkruan: “Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti e bekoftë Shqipërinë, shqiptarët pa asnjë dallim, kudo që janë e pavarësisht bindjeve që kanë dhe flamurin më të bukur në botë sigurisht”, bashkëngjitur videos ku luhet himni kombëtar.
Kujtojme se qeveria ka anuluar aktivitetet në kuadër të 28-29 Nëntorit, pas tërmetit të fortë që goditi vendin mëngjesin e së martës ku si pasojë e lëkundjeve dhjetëra persona humbën jetën në Durrës e Thumanë./Gazeta Sinjali/