image Kryeministri Conte “ngroh” zemrat e italianëve: Nuk do të jetë një verë karantine, por pushimesh

Siguri

Botë/ Kryeministri Conte “ngroh” zemrat e italianëve: Nuk do të jetë një verë karantine, por pushimesh

news image

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dhënë një lajm shumë të mirë për qytetarët e vendit të tij, të cilët prej pothuajse 3 muajsh qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

E ndërsa temperaturat rriten dhe njerëzit po mendojnë përditë e më shumë për plazhin, kreu i qeverisë italiane dha një përgjigje të shumëpritur për të gjithë.

“Këtë verë nuk do të qëndrojmë nëpër ballkone dhe bukuria e Italisë nuk do të mbesë në karantinë. Mund të shkojmë në det, në male, të shijojmë qytetet tona, por edhe nëse do ta bëjmë këtë gjë do të duhen rregulla dhe kujdes”, u shpreh Conte duke shtuar se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë.

I pyetur nga gazetarët, kryeministri Conte foli dhe për krizën ekonomike që pritet të godasë Italinë dhe jo vetëm.

“Do të kemi një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pasojat ekonomike do të jenë shumë të dhimbshme”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/