Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e ka pritur sot në Tiranë homologun e saj sllovak, Ivan Korcok, me të cilin kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Pas këtij takimi, Xhaçka ka publikuar në Twitter një fotografi nga takimi, në mbishkrimin e së cilës ka njoftuar se i ka propozuar Korcokut hapjen e një Zyre Ndërlidhëse për Kosovën në kryeqytetin sllovak.
Ajo ka thënë se kjo zyre do të ishte shenjë pozitive për mbështetjen e dialogut.
“I propozova kolegut tim që të hapë një Zyrë ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Bratislavë, si një shenjë pozitive në mbështetje të procesit të vështirë të dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar Xhaçka.
Sllovakia është një prej 5 shteteve të BE-së që vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet./Gazeta Sinjali/
FM @xhacka_olta “Proposed to my colleague @IvanKorcok to open a Liaison Office of the Republic of #Kosovo in #Bratislava, as a positive signal in support of the difficult process of Kosovo-Serbia dialogue”. pic.twitter.com/7FCNiJ1xut
— Albanian MEFA ???????? (@AlbanianDiplo) February 10, 2021