image Kryediplomati i Rusisë tregon se si duhet të jetë marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Kryediplomati i Rusisë tregon se si duhet të jetë marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

news image

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha se e mbështet çdo iniciativë që ndihmon në zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me kusht “që të respektohet ligji ndërkombëtar dhe integriteti territorial të Serbisë”, transmeton Gazeta Sinjali.

“Pozicioni i Rusisë nuk ndryshon. Ne do të mbështesim çdo përpjekje, hapa dhe nisma që ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinën të arrijnë një zgjidhje të pranueshme reciprokisht bazuar në Rezolutën 1,244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” tha Lavrov në një konferencë për shtyp në Beograd, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai gjithashtu kërkoi që të mos përcaktohen afatet kohore për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Rusia, ndryshe nga fuqitë botërore, shumica perëndimore, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për Beogradin mbështetja e saj ka një rëndësi të madhe ndërkombëtare si një anëtar i përhershëm që ka të drejtën e vetos në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. /Gazeta Sinjali/