image KRU tregon arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm në Fushë Kosovë, Drenas dhe Prishtinë

Kosovë

KRU tregon arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm në Fushë Kosovë, Drenas dhe Prishtinë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për çrregullim të furnizimit të ujit të pijshëm në Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjen “Kalabria” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, arsyeja e këtyre ndërprerjeve është turbullira e ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit dhe pamundësia që të trajtohet uji.

“Fillimisht kërkojmë ndjesë, duke iu njoftuar që në zonat tuaja të cekura më lartë ka çrregullim të furnizimit me ujë të pijshëm. Arsyeja ka të bëjë me turbullirën e ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit dhe pamundësia që të trajtohet uji. Jemi duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejtë edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

/Gazeta Sinjali/