“KRU Prishtina” njofton se gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:00 është dëmtuar gypi i ujit nga çeliku që vie nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.
Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” sh.a. ka filluar menjëherë dhe pritet që të sanohet diku në orët e pasdites së sotme.
Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit Hajvali, pikat e larta të zonës qendër të lagjes Bregu i Diellit dhe pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1./Gazeta Sinjali/