Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka bërë të ditur se sot, gjatë ditës ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit të pijes, do të intervenojnë në sanimin e defekteve në disa lokacione.
Kësisoj, ka njoftuar se disa pjesë do të mbeten pa ujë të pijës deri në orën 12:00, raporton Gazeta Sinjali.
“Gjatë kësaj kohe furnizimi me ujë të pijes do të ndërprehet për ‘Lagjën e Boshnjakëve’ dhe pjesën afër ETC dhe Doganës. 2. Shupkofc: rrugën ‘Isak Ibrahimi’, po ashtu do të intervenohet në rrjetin e ujësjellësit dhe pritet që të ketë ndërprerje të perkoheshme furnizimit me ujë të pijes. 3. Intervenim në rrjetin e ujësjellësit do të ketë edhe në rrugën ‘Evlia Qelebia’ dhe parashihet që të ketë ndërpreje disaorëshe të ujit të pijes, pasi që në këtë rast duhet të bëhet prerja e asfaltit”, thuhet ndër të tjera në vendim./GazetaSinjali/