image Rama del në terren, iu bën thirrje qytetarëve të vozisin me kujdes

Siguri

Rama del në terren, iu bën thirrje qytetarëve të vozisin me kujdes

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në terren për të parë gjendjen, në të cilën janë rrugët pas reshjeve të borës.

Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vozisin me kujdes, teksa shtoi se pastrimi dhe hapja e rrugëve do të vazhdojë.

“Edhe pse të gjitha kapacitetet e komunës janë vënë në dispozicion të pastrimit të borës, jemi duke inspektuar vazhdimisht në terren dhe ende kemi rrugë që paraqesin rrezik.”

Ju bëj thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes duke vozitë ngadalë gjatë qarkullimit me vetura. Ndërkohë, pastrimi dhe hapja e rrugëve do të vazhdojë”, ka shkruar Rama.

/GazetaSinjali/