Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt për ta nënshkruar verën e ardhshme, raporton Defensa Central.
Sipas raportit, prioriteti i Kroos është të vazhdojë me Real Madridin përtej verës së ardhshme, dhe në rast se klubi nuk e rinovon atë, 32-vjeçari fitues i Kupës së Botës mund të mendojë të tërhiqet nga futbolli i klubit.
Pep Guardiola personalisht dëshironte që Manchester City të nënshkruante Kroos, pasi e kishte menaxhuar atë në Bayern Munich.
Megjithatë, Manchester City është përballur me një pengesë në përpjekjet e tyre për ta sjellë atë në Ethiad dhe kësisoj transferimi i tij do të jetë thuajse i pamundur.