image Kroacia heq masën e vetizolimit për Kosovën

Rajon

Kroacia heq masën e vetizolimit për Kosovën

news image

Kroacia heq masën e vetizolimit 14-ditëshe, për personat që hyjnë nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq, tha se vendimi vlen për udhëtarët që e përdorin territorin e Kroacisë për të kaluar tranzit , pastaj për turistët.

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe shtetasit e vendeve të treta me lejeqëndrime afatgjate në BE, nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi, përveç detyrimit për të respektuar masat epidemiologjike.

Kufizimet janë hequr gjithashtu për shtetasit kroatë që hyjnë në Kroaci nga njëra prej këtyre katër vendeve. /Gazeta Sinjali/