image Kroaci-Spanjë, formacionet e mundshme

Futboll

Kroaci-Spanjë, formacionet e mundshme

news image

Kombëtarja e Kroacisë do të përballet me Spanjën në 1/8 e finales të Euro 2020, me fillim nga ora 18:00.

Pasi mundën Republikën Çeke, finalistët morën një lajm të keq se Ivan Perisic ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Anësori i Interit i ka luajtur të gjitha ndeshjet në fazën e grupeve, duke shënuar si kundër Çekëve edhe kundër Skocisë.

Perisic është izoluar për 10 ditë ku pritet ta humbas çerekfinalen dhe gjysmëfinalen, mundësia e vetme që të luajë prapë në Euro 2020 është nëse skuadra e Zlatko Dalic arrinë në finale.

Sulmuesi i Milanit, Ante Rebic pritet ta zëvendësojë Perisicin, i cili pritet të jetë në sulm së bashku me Nikola Vlasic dhe Bruno Petkoviq, shkruan standardco.

Sa i përket Spanjës nuk e filloi mirë Kampionatin Evropian me dy barazime dhe një fitore në ndeshjen e fundit.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique pritet ta fillojë skuadrën e njëjtë që ja siguroi fitoren për vendin e dytë në fazën e grupeve.

Formacionet e mundshme:

Kroacia: Livaković; Juranović; Vida, Ćaleta-Car, Gvardiol; Modrić, Brozović, Kovačić; Vlašić; Rebić, Petković.

Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Eric García, Laporte, Jordi Alba; Koke, Busquets, Pedri; Gerard Moreno, Morata, Sarabia. /Gazeta Sinjali Sporti/