image Formacionet e mundshme: Napoli - Inter/ Rrahmani titullar i padiskutueshëm

Futboll

Formacionet e mundshme: Napoli – Inter/ Rrahmani titullar i padiskutueshëm

news image

Serie A ka në program një përballje gjigantësh që pritet të dhurojë emocione të veçanta në mbrëmjen e sotme.

Napoli i Amir Rrahmanit, reprezentuesit të Kosovës që po shkëlqen me paraqitjet e tij, do të përballet me skuadrën e Interit.

Një fitore kundër “Nerazzurrëve” do t’i shihte ata të kapërcejnë skuadrën e Simone Inzaghit në tabelën e kampionatit, pasi aktualisht ata pasojnë klubin me vetëm një pikë të vetme.

Interi vjen në këtë takim pas humbjes së dhimbshme nga rivali lokal, Milan. Ishte një humbje që ndoshta u ndjeh me shumë për faktin se kishte edhe përmbysje rezultati, nga 1 me 0, në 1 me 2.

Rëndësia e ndeshjes së sotme në garën për titull këtë sezon nuk mund të nënvlerësohet, dhe është diçka për të cilën të dy skuadrat dhe tifozët janë të vetëdijshëm.

Këto pritet të jenë formacionet e kësaj ndeshje, atje ku Rrahmani është titullar i padiskutueshëm.

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Rui; Lobotka, Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko. /Gazeta Sinjali Sporti/