image Formacionet e mundshme: Manchester City – PSG/ Ramos nuk pritet të startojë

Futboll

Formacionet e mundshme: Manchester City – PSG/ Ramos nuk pritet të startojë

news image

Manchester City do të përballet me Paris Saint-Germain, raporton Sinjali Sport.

Derbi i mbrëmjes luhet për xhiron e pestë në kuadër të grupit A në Ligën e Kampionëve.

Citizens presin në ‘Etihad’ skuadrën parisiene me fillim nga ora 21:00.

Derbi i dy ekipeve me fuqi financiare pritet të jetë edhe përcaktues për liderin e grupit, pasi anglezët kanë 9 pikë, kurse francezët 8 sosh.

Për këtë takim është ftuar për herë të parë Sergio Ramos te PSG, por nuk pritet të luajë nga fillimi.

Formacionet e mundshme janë publikuar nga sajti ‘Squawka’, ku shihet se mbrojtësi spanjoll nuk është pjesë e saj.

 /Gazeta Sinjali Sporti/