image Formacionet e mundshme në derbin: Inter - Roma

Futboll

Formacionet e mundshme në derbin: Inter – Roma

news image

Sonte zhvillohet një tjetër derbi në futbollin italian; ai ndërmjet Inter dhe Roma.

Skuadra e Nerazzurrit pret Giallorossin në shtëpi, pas ndeshjes së vikendit ndaj Milan, të cilën e humbi me rezultatin 1:2.

‘Zikaltërit’ luajnë sonte në kuadër të Kupës së Italisë, përballë një kundërshtari mjaft të fortë si Roma e Jose Mourinho.

Inter do të bëjë kalkulimet pa Felipe Caicedo, Joaquin Correa dhe Robin Gosens që janë lojtarët e lënduar në radhët e Inter, derisa Dumfries, Dzeko e de Vrij pritet të pushojnë.

Roma në anën tjetër do të paraqitet pa Leonardo Spinazzola, kurse Pellegrini pritet të nis nga banka.

Formacionet e mundshme pritet të jenë këto:

Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Sanchez, Lautaro.

Roma (3-4-1-2): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Veretout, Oliveira, Vina; Mkhitaryan; Zaniolo, Abraham. /Gazeta Sinjali Sporti/