image Krisma armësh nga një automjet, dy të plagosur në Durrës

Shqipëri

Krisma armësh nga një automjet, dy të plagosur në Durrës

news image

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Durrësin gjatë mbrëmjes.

Raportohet se të shtënat erdhën nga një automjet.

Paraprakisht raportohet, për dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Raportohet se të plagosur në vendngjarje mbetën shtetasit A.B dhe E.Gj.

Nga dëshmitë e para flitet se krimi ndodhi pas një sherri banal. Palët janë përplasur me mjete të forta, e më pas u përdorën armët.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe veç automjetit që është bllokuar, ka prangosur 6 shtetas, mes të cilëve edhe autorin që qëlloi me armë. /Gazeta Sinjali/