Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Fierin, ku 29 vjeçari, Demokrat medinaj, pas një debati të fortë në familje, ka goditur për vdekje, gruan e tij, Irvana Hyka, 28 vjeçare.
Lidhur me këtë krim që ndodhi në Fier, mediat në Shqipëri kanë publikuar detaje të reja.
Sipas mediave atje, Demokrat Medinaj ka qëlluar gruan 31 herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin, çka i solli vdekjen në banesë.
Burime të SYRI TV thonë se gruaja ishte shtatzënë në muajin e dytë.
I dyshuari dyshohet se vrau gruan në sy të dy fëmijëve të mitur. Ai nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë pas vrasjes nga banesa.
Xhaxhai i viktimës deklaroi se lajmin e kishin mësuar nga media. Ai tha se çifti shkonte shumë mirë dhe se kishin tetë vjet të martuar.