image Krijohet tollovi nga pritjet për vaksinim, nuk respektohet distanca sociale

Shëndetësi

Krijohet tollovi nga pritjet për vaksinim, nuk respektohet distanca sociale

news image

Numri i personave mbi moshën 65 vjeç që po presin të vaksinohen sot në sallën “1 Tetori” duket të jetë shumë i madh, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rrjete sociale janë publikuar fotografi ku shihet që pos numrit të madh që janë në pritje, mes tyre nuk ka distancë sociale siç udhëzohet nga IKSHKP-ja.

Mësohet se ka intervenuar edhe Policia e Kosovës pas kësaj tollovie të krijuar.

Vaksinimi filloi nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare.

Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova. /Gazeta Sinjali/