Krerët e institucioneve të Kosovës kanë qëndruar në Kodrën e Bebushit, vendi ku u krye masakra e Reçakut nga forcat ushtarake dhe policore serbe më 15 janar 1999.
Presidentja Osmani ka publikuar një fotografi nga vendi ku ndodhi masakra.
“Sot në vendin e ngjarjes, te Kodra e Bebushit, aty ku ndodhi masakra e Reçakut, dëgjuam rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Për të shënuar këtë ditë, presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut./GazetaSinjali/