image Krasniqi për dënimin e Vukotiqin: Organet e drejtësisë të mos ndalen derisa të japë përgjegjësi edhe krimineli i fundit - Sinjali

Krasniqi për dënimin e Vukotiqin: Organet e drejtësisë të mos ndalen derisa të japë përgjegjësi edhe krimineli i fundit

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi që Gjykata e dënoi me 10 vjet burgim Zoran Vukotiqin, për dhunimin seksual të një gruaje në Vushtrri, gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Krasniqi tha se nuk mund të ketë drejtësi të plotë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, pa u vënë para përgjegjësisë secili person përgjegjës për këto dhunime.

“Ndonëse për 23 vite, kriminelët e tillë janë fshehur e janë mbajtur të pakapshëm, sot, drejtësia kosovare i shpërtheu barrierat duke arritur ta ballafaqojë me përgjegjësi njërin prej tyre. Por Zoran Vukotiqi nuk është i vetëm. Është thjeshtë i pari”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

“Përderisa duhet të angazhohemi që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të gjejnë integrimin e plotë në mesin tonë, duhet po ashtu të inkurajojmë organet tona të drejtësisë që të mos ndalen, deri sa të japë përgjegjësi edhe krimineli i fundit”, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin