image Kurti reagon pas dënimit të Vukotiqit: Drejtësia është e domosdoshme, edhe kur vjen shumë vonë

Drejtësi

Kurti reagon pas dënimit të Vukotiqit: Drejtësia është e domosdoshme, edhe kur vjen shumë vonë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi që Gjykata Themelore e dënoi me 10 vjet burgim Zoran Vukotiqin, të akuzuarin për dhunimin seksual të një gruaje në Vushtrri, gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti tha se drejtësia për viktimat e dhunës seksuale në vend është e domosdoshme, edhe kur vjen shumë vonë.

“Sot, pas 23 vitesh pandëshkueshmëri për krimin e dhunës seksuale, për herë të parë dënohet dikush. Zoran Vukotiqi është dënuar me 10 vite burgim për rastin e ushtrimit të dhunës seksuale ndaj një gruaje shqiptare në Vushtrri. Drejtësia është e domosdoshme, edhe në momente si ky kur vjen shumë vonë”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

Kryeministri tha se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi, por edhe për përkrahjen tonë shoqërore për të luftuar stigmën që i përcjellë.

“Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe nuk mund të kenë amnisti për këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupatori”, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/