Pas publikimit të rezultateve aktuale nga KQZ-ja, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja në këto zgjedhje lokale ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm në gjithë Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.
Krasniqi në një konferencë për media ka thënë se qytetarët janë bashkuar për të rikthyer qeverisjet e mira.
“PDK-ja ka qenë e fortë, mbetet dhe do të bëhet edhe më e fortë. Bazuar në të dhënat tona nga terreni, PDK tashmë ka fituar pa balotazh, në Mitrovicë, Ferizaj, Skenderaj, Kaçanik dhe Han të Elezit. Ne jemi në balotazh dhe do ta fitojmë, Prizrenin, Drenasin, Malishevën, Klinën e shumë komuna tjera”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se në këto zgjedhje në mënyrë të veçantë të gjithë e kanë uruar kandidatin për Prishtinë, Uran Ismaili dhe se sipas tij PDK-ja në Prishtinë ka shënuar rritje 100%. /GazetaSinjali/