image Voton Shpejtim Bulliqi: Për popullin ndryshimi është i mirëseardhur

Voton Shpejtim Bulliqi: Për popullin ndryshimi është i mirëseardhur

news image

Shpejtim Bulliqi, Kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, pasi ushtroi të drejtën e votës, tha se procesi zgjedhor në këtë komunë është duke shkuar gjithçka me rregull.

Ai ka ftuar qytetarët llapjanë që t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarin që do të qeverisë në katër vitet e ardhshme.

Sot është një ditë e veçantë për qytetarët e Llapit dhe Gollakut. Një ditë si kjo me diell do të sjell të parin e tyre, i cili do të udhëheq në katër vjetët e ardhshme. Shpresojmë që qytetarët tanë të përgjigjen masovikisht në këto zgjedhje dhe të vazhdojnë ndryshimet, për të pasur progres përpara. Esenciale është që qytetarët t’u  përgjigjen votimeve. Për popullin, qytetarët ndryshimi është i mirëseardhur. Ftoj qytetarët të dalin se vota është për ndryshimin e të mirave dhe prosperitetin e tyre”, është  shprehur Bulliqi.

Bulliqi në balotazh ballafaqohet me kandidatin e LDK-së, Ekrem Hyseni. /GazetaSinjali/