image Turqit të 'çmendur' për të votuar, qytetari shkon me gjithë shtratin e spitalit në qendër votimi

Evropë

Turqit të ‘çmendur’ për të votuar, qytetari shkon me gjithë shtratin e spitalit në qendër votimi

news image

Në Turqi sot po mbahen zgjedhjet për balotazhin presidencial, ku 60 milionë shtetas turq janë regjistruar për të votuar, ndërsa në mesin e tyre janë 4,9 milionë votues për herë të parë, raporton Gazeta Sinjali.

Që nga fillimi i ditës së sotme është raportuar për një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në këto zgjedhje, të cilët po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

E anëtarët e komisionit zgjedhor po vazhdojnë të mbesin të habitur nga votuesit, sepse disa nga ta kanë zgjedhur mënyra paksa të veçanta për ta kryer këtë proces.

Pasi një grua në Sariyer, distrikt i Stambollit shkoi me qengjin e saj në qendrën e votimit, dhe një çift i veshur me kostumin e dasmës hodhën votën e tyre, edhe një burrë i cili shihet i shtrirë në shtratin e spitalit zgjodhi që të shkojë në ato kushte për ta hedhur votën e tij.

Kjo bëri që të pranishmit ta duartrokasin deri sa doli nga holli.

/GazetaSinjali/