image Vetëvendosje akuzon PDK-në për presion ndaj votuesve në Prizren

Vetëvendosje akuzon PDK-në për presion ndaj votuesve në Prizren

news image

Dega e Lëvizja Vetëvendosje, në Prizren, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se përmes militantëve partiakë po iu bënë presion qytetarëve.

Në një konferencë për media, shefi i shtabit zgjedhor të Vetëvendosjes në Prizren, Visar Shehu, tha se kanë raportuar në polici grumbullimet e militantëve të PDK-së në dy qendra të votimit.

Në disa nga qendrat e votimit, përkatësisht në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ në lagjen Kurillë dhe ish-shkollën e mjekësisë në lagjen 2 Korriku ka pasur grumbullime të personave të caktuar… Disa nga këta persona në dy lagjet që i përmenda janë intervistuar në stacionin policor. Të njëjtën kohe i bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që hasin në këso parregullsi apo trysni në procesin e votimit të paraqesin në polici këto raste”, tha ai.

Shehu iu bëri thirrje qytetarëve që mos të bien në ndikim e këtyre personave që sipas tij, janë militantë dhe financues të partisë kundërshtare.

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, në balotazhin garon me Shaqir Totajn e PDK-së. /GazetaSinjali/