image Kurti pas humbjes në zgjedhjet lokale: Rezultat jo i kënaqshëm, u bashkuan të gjithë kundër VV-së

Kurti pas humbjes në zgjedhjet lokale: Rezultat jo i kënaqshëm, u bashkuan të gjithë kundër VV-së

news image

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale, rundi i dytë i të cilave u mbajt dje.

Kurti, partia e të cilit fitoi vetëm katër komuna, duke lënë pas vetëm Nismën Socialdemokrate, tha se kjo ishte rezultat i disa “defekteve të brendshme”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ishte shumë i mirë, i përgëzoj për angazhimin dhe efikasitet. I uroj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje, do kenë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin. Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë më të gjithë ata që luftojnë krimin dhe do i mbikëqyr me vëmendje.”

Rezultat jo i kënaqshëm për neve, defekte të brendshme që ne duhet t’i analizojmë brenda partisë dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër VV-së”, tha Kurti para gazetarëve në konferencën e përbashkët me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq./GazetaSinjali/