image Krasniqi në Tiranë: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri duhet të jetë prioritet shtetëror

Politikë

Krasniqi në Tiranë: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri duhet të jetë prioritet shtetëror

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po qëndron për vizitë në kryeqytetin e Shqipërisë. Ai atje është takuar me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollën.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se me Nikollën ka diskutuar rreth thellimit të bashkëpunimit mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.  

Kënaqësi që vizitën time zyrtare në Shqipëri ta nis duke takuar Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjën Lindita Nikolla. Me Kryetaren Nikolla diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy Kuvendeve tona dhe për mundësinë e krijimit të platformave të përbashkëta të veprimit”, ka shkruar Krasniqi.

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në të gjitha fushat, andaj do të vazhdoj të luaj rol qendror në këtë drejtim. Dy shtetet tona duhet të jenë bashkë e më të forta, në rrugën e integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Krasniqi./GazetaSinjali/