image Krasniqi: Kosova rrezikon me qenë shtet i dështuar

Politikë

Krasniqi: Kosova rrezikon me qenë shtet i dështuar

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Kosova rrezikon me qenë shtet i dështuar.

Krasniqi ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot nuk i ka votat që dikur i ka pas, dhe sipas tij Kurti ka gabuar kur nuk është koordinuar kur është dashtë, por është kfjellë për shkak të presionit e frikës.

“Unë e di që sot Albin Kurti nuk i ka votat që i ka pas, por kjo është pak e rëndësishme për aq kohë sa e ka legjitimitetin qeverisës. Gabimi kryesor i Albin Kurtit, është që s’ka qenë i koordinum kur është dashtë, kur është kfjellë, për shkak presionit e frikës. E ka marrë vesh çka është presioni, tash e di çka është presioni. Në mungesë të njohjes, ne do ta kemi një shtet sfidues për të mos e thënë armik, kundërshtues në çdo hap, e me këto kompetenca të reja unë vërtetë mendoj që Kosova në një moment rrezikon, s’po them do të jetë, rrezikon me qenë shtet i dështuar.” – ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjini.

/GazetaSinjali/