image Krasniqi: Kosova është në ditët më të rënda prej që është shpallur shtet

Politikë

Krasniqi: Kosova është në ditët më të rënda prej që është shpallur shtet

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se vendi ynë është në ditët më të rënda prej që është shpallur shtet i pavarur dhe se nuk pajtohen me një Kosovë që fëmijët e vet i rritë për t’i hedhur nëpër botë, e mbi të gjitha nuk pajtohen me një Kosovë që talentëve të rinj iu shërben si trampolinë për vende të huaja.

Krasniqi kështu deklaroi në Konventën e Rinisë Demokratike të Kosovës që shënon fillimin e procesit të brendshëm zgjedhor të RDK-së.

Kryetari i PDK-së fillimisht u ndal te 23 vjetori i themelimit të PDK-së, ku tha se nuk ishte e rëndësishme vetëm për anëtarët e kësaj partie por themelimi i PDK-së ishte moment i rëndësishëm edhe për vet Kosovën sepse me themelimin e saj e ardhmja e vendit të pavarur u vendos në trajektore të qëndrueshme e të përhershme.

Ai tha se para tre javësh përmes Konventës së Gruas shënuan hapin më të guximshëm politikë, drejt emancipimit politik dhe shoqërorë, atë të barazisë së njëmend mes gjinive të cilën PDK do ta zbatojë sepse duhet të ketë gra dhe burra të barabartë.

Kurse, tash sipas tij, është radha për rininë sepse kjo i duhet Kosovës e cila nuk është në ditë më të mira të saj.

“Kosova është në ditët më të rënda prej që është shpallur shteti i pavarur. Ekonomia e vendit nuk po gjeneron as mirëqenie, e as vende pune. Ju e shihni se si të rinjtë e Kosovës në përmasa po largohen nga vendi me shpresë për një vend pune e një jetë më të mirë në perëndim. Në këtë kohë të rënd njerëzit kanë filluar të pyesin se a veç kaq mundet Kosova. A vetëm kaq dimë të bëjmë, ku e kemi besimin në të ardhmen, ku është Kosova që e duam e në të cilën jemi rehat dhe të lumtur që jetojmë në të, e unë e di që një Kosovë e tillë na pret sepse është e mundshme, prandaj në këto kohëra të rënda për Kosovës, ne duhet t’ia ndërrojmë rrjedhën gjërave sepse për ne Kosova ka të ardhme dhe nuk pranojmë asnjë rrugëtim tjetër përveç atij që Kosovën e bën jo vetëm të jetueshme por edhe me perspektivë për të rinjtë e saj. Nuk pranojmë të pajtohemi me një Kosovë që fëmijët e vet i rrit për t’i hedhur nëpër botë, e mbi të gjitha nuk mund të pajtohemi me një Kosovë që talentëve të rinj iu shërben si trampolinë për vende të huaja“, tha Krasniqi.

/GazetaSinjali/