image Me fotografi të Thaçit e Veselit, Memli Krasniqi shkruan për Albright: Kosova është me fat që pati një mike si ajo

Sociale

Me fotografi të Thaçit e Veselit, Memli Krasniqi shkruan për Albright: Kosova është me fat që pati një mike si ajo

news image

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, vdiq të mërkurën në moshën 84 vjeçare. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se ajo “ishte një personalitet i papërsëritshëm, simbol i diplomacisë amerikane në botë dhe i humanitetit e i lirisë për shqiptarët”.

“Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e mikes së madhe të shtetit të Kosovës, ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright”, shkruan Krasniqi në një postim në Facebook.

“Zonja Albright ishte një personalitet i papërsëritshëm, simbol i diplomacisë amerikane në botë dhe i humanitetit e i lirisë për shqiptarët. Ajo do të mbetet përherë e dashur në zemrën e secilit qytetar të Kosovës, për rolin e saj vendimtar në ndalimin e gjenocidit serb në vendin tonë. Ajo ishte e lidhur fort nga dashuria për Kosovën dhe këtë më së miri e tregon thënia e saj: “Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time”. Kosova është me fat që pati një mbrojtëse e mike të tillë”, shtoi ai.

“Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës bashkëndjejmë me dhembjen e popullit amerikan dhe të familjes së saj. Nderimet më të larta e të përjetshme për jetën dhe veprën e Madeleine Albright”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

/GazetaSinjali/