image Krasniqi: Kemi plan të shtojmë numrin e shtretërve për pacientët me koronavirus

Shëndetësi

Krasniqi: Kemi plan të shtojmë numrin e shtretërve për pacientët me koronavirus

news image

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, ka folur për kapacitetet e Kosovës për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

“Kemi shtretër mjaftueshëm, por mos të harrojmë se kemi dhe klinika të tjera të cilat janë për qëllime tjera, pra për pacientë të sëmurë me sëmundje tjera. Kemi 750 shtretër të gatshëm, dhe kemi plan që të shtojmë edhe 100 tjerë në nivel vendi”, ka thënë ai në T7.

Krasniqi tutje tha se masat kundër përhapjes së koronavirusit nuk u respektuan nga qytetarët.

“E dini në fillim kishim vetëm Klinikën Infektive, për trajtimin e pacientëve me koronavirus për shkak të numrit të vogël. Tani kemi një numër më të madh që erdhën pas lehtësimit të masave dhe ekspozimit të qytetarëve ndaj virusit. Masat nuk u respektuan dhe kishim numër të madh të të infektuarve”, tregoi ai. /GazetaSinjali/