image Krasniqi: S’kemi pasë asnjëherë numër kaq të madh të pacientëve me oksigjeno-terapi

Shëndetësi

Krasniqi: S’kemi pasë asnjëherë numër kaq të madh të pacientëve me oksigjeno-terapi

news image

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, në një konferencë për media ka njoftuar se nuk kanë pasur asnjëherë numër më të madh të pacientëve të hospitalizuar që janë në oksigjeno-terapi, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje ai ka njoftuar se spitalet e përgjithshme dhe QKUK-ja janë të stërmbushura me pacientë.

“SHSKUK tashmë ditëve të fundit është përballur me një numër të madh të pacientëve si pasojë e numrit të madh të rasteve të reja të infektuara. Para katër-pesë ditësh kemi pasë numrin më të madh të pacientëve që kanë marrë trajtim spitalor, rreth 1300, që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar. Megjithatë ditëve të fundit ka një tendencë të lehtë, një rënie të numrit të rasteve që po kërkojnë spitalizim dhe sot në shtatë spitalet e përgjithshme dhe QKUK po trajtohen rreth 1200 pacientë të prekur nga COVID-19”.

“Na brengos numri i vdekjeve, mirëpo nga 1209 pacientë që sot po trajtohen në spitale mbi 1000 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe kjo ka të bëjë me agresivitetin e sëmundjes. Asnjëherë nuk kemi pasë numër kaq të madh të rasteve që kanë pasë nevojë për oksigjeno-terapi. Jemi në javën e katërt që nga fillimi i rritjes së rasteve dhe nga aspekti shkencor te infeksionet respiratore karakterizohen me mundësi më të madhe të paraqitjes së komplikimeve në mushkëri dhe këtë po e vërejmë edhe ne si SHSKUK”.

/Gazeta Sinjali/