image Vazhdon rritja e rasteve aktive, paralajmërohet ashpërsim i masave

Shëndetësi

Vazhdon rritja e rasteve aktive, paralajmërohet ashpërsim i masave

news image

997 persona janë aktualisht të infektuar me virusin COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rritje e madhe e rasteve aktive u shënua qysh prej shfaqjes së rasteve të para me variantin Omicron.

E për situatën e krijuar, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka paralajmëruar ashpërsim të masave antiCOVID.

Ai dy ditë më parë tha se nga takimi që kanë mbajtur të mërkurën, kanë dalë disa rekomandime të cilat do të analizohen e pastaj do të propozohen masat antiCOVID.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të respektojnë masat antiCOVID e të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.

Nga takimi (të mërkurën) që e kemi pasur, kanë dal disa rekomandime të cilat do të analizohen nga ekipi i ngushtë i ministrit dhe pastaj do të propozohen edhe masat përkatëse për t’u marrë vendimi në nivel të qeverisë”, ka deklaruar ai në t7.

Dje në Kosovë u regjistruan 144 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk pati asnjë viktimë.

/GazetaSinjali/