image Krasniqi: Ka mungesë të barnave që janë të nevojshme për pacientët me COVID-19

Kosovë

Krasniqi: Ka mungesë të barnave që janë të nevojshme për pacientët me COVID-19

news image

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka pranuar se ka vështirësi në furnizim me barna që janë të nevojshme për trajtimin e pacientëve me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi përmes një konference për media, bëri të ditur se, ka mungesë të Fraxiparinës, me ç’rast tha se kanë kontratë për furnizim me të, por që është shpenzuar sasia.

Ai ka thënë se brenda dy ditëve presin furnizim.

Ne kemi kontratë valide për të na furnizuar me Fraxiparinë. Është shpenzuar një sasi që ka qenë edhe e vitit të ardhshëm. Ka vështirësi në furnizim”, tha Krasniqi.

Krasniqi përmendi edhe ngarkimin e spitaleve rajonale e Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa tha se momentalisht 785 pacientë janë të shtrirë në këto institucione.

Tashmë tri javë numri i të shtrirëve sillet rreth 800. Edhe më tutje spitalet tona janë të ngarkuara. 44 pacientë  janë në gjendje të rëndë, 8 janë të intubuar dhe 36 janë në ventilim mekanik joinvaziv”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/