image Krasniqi ka disa fjalë për Kurtin pas rezultateve të zgjedhjeve lokale: Lexoje mesazhin e qytetarëve

Politikë

Krasniqi ka disa fjalë për Kurtin pas rezultateve të zgjedhjeve lokale: Lexoje mesazhin e qytetarëve

news image

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seancë e rregullt, për herë të parë pas rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, shkruan Gazeta Sinjali.

E gjatë kësaj seance ka folur kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai fillimisht ka uruar ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifin për marrjen e këtij posti.

Ndërsa, ai foli edhe për rezultatet e zgjedhjeve lokale, ku ‘ftoi’ kryeministrin Kurti që të bëjë leximin e duhur të ‘mesazhit të qytetarëve’.

“Të nxjerrim mësimet nga ky proces . Është e qartë se tranzicioni në këtë proces ka përfunduar. Në rrafshin përmbajtjesor është njohja me profilin e qytetarit të Kosovës”

“Pushteti nuk mund të ushtrohet pa qytetarët, larg qytetarët e mbi qytetarët. E ftoj kryeministrin që të bëjë leximin e duhur të këtij mesazhi të qytetarëve”

“T’i mbështes të gjitha komunat njëjtë, dinjitetshëm. Kosovën e kemi të përbashkët dhe duam që Kosova të qëndrojë e konsoliduar brenda dhe jashtë. Këndelluni që mos të hutoheni nga pushteti“, ka thënë Krasniqi.

Për këtë seancë, në rend dite, janë 36 pika.

/GazetaSinjali/