image Krasniqi flet për rrezikun e variantit Delta të COVID-19

Shëndetësi

Krasniqi flet për rrezikun e variantit Delta të COVID-19

news image

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi sonte deklaroi se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe departamentet përkatëse që merren me përcjelljen e situatës epidemiologjike kanë ndërmarrë masat me kohë që të mos përhapet varianti Delta në Kosovë.

Krasniqi tregoi se pse varianti Delta po konsiderohet më i rrezikshëm.

“Për shkak se duket që ka aftësi më të madhe të përhapjes dhe eventualisht mund të jetë i ndërlidhur edhe me forma më të rënda të sëmundjes”, tha ndër të tjera Krasniqi.

Ndryshe, më 29 qershor, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë paraqitur dy raste me variantin Delta të SARS-CoV-2.

MSh ka njoftuar se të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar. /GazetaSinjali/