image Kraja i quan fushatë reagimet ndaj tekstit të ASHAK-ut, insiston se denoncon ashpër veprimet e Serbisë

Politikë

Kraja i quan fushatë reagimet ndaj tekstit të ASHAK-ut, insiston se denoncon ashpër veprimet e Serbisë

news image

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, i ka quajtur fushatë, reagimet drejt këtij institucioni të lartë, për analizën e publikuar ‘’Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor’’.

Kraja në profilin e tij Facebook ka shkruar se kjo analizë, i referohet Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe Ballkan.

Kryetari ASHAK-ut , insiston se me të denoncohen ashpër veprimet subversive përfshirë edhe ndërhyrjet në Gjykatën Speciale.

Ja reagimi i plotë i Krajës: Reagim ndaj fushatës.

Përgjatë dy ditëve të shkuara disa portale kanë ndërmarrë një fushatë kundër meje dhe institucionit që përfaqësoj, duke bërë citime të shtrembëruara dhe duke manipuluar në mënyrë të shëmtuar lexuesit e tyre. Teksti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” është një analizë që i referohet Serbisë dhe politikave të saj në Kosovë dhe në Ballkan, denoncon ashpër të gjitha veprimet subversive të shtetit fqinj, përfshirë edhe ndërhyrjet e saj në Gjykatën Speciale. Meqë portalet janë duke e manipuluar opinionin, madje duke nxitur reagimin edhe të ndonjë lideri të partive politike, dua t’i inkurajoj lexuesit që analizën e Akademisë ta lexojnë të plotë, të mos krijojnë bindje të gabuara dhe të mos bëhen pjesë e fushatave denigruese”.

https://ashak.org/synimet-destabilizuese-te-serbise-ne-kosove-dhe-ne-ballkanin-perendimor/?fbclid=IwAR1_E0XTEz8iK6axVsIiT8ApGTL7btDa379bE_daA6vfIqsAys1ditnD4f0

/GazetaSinjali/