image KQZ vendos t'i mbajë zgjedhjet në Podujevë

Kosovë

Njoftim/ KQZ vendos t’i mbajë zgjedhjet në Podujevë

news image

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka konfirmuar se nesër do të mbahen zgjedhjet në Podujevë, edhepse në Kosovë janë paraqitur dy rastet e para të  infektimit me  koronavirus.

“Pas situatës së krijuar për dy rastet e koronavirusit, në emër të KQZ-së kam komunikuar me institucionet relevante. Meqenëse që nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe Zyrën e Presidentit dhe përfaqësues të Qeverisë. IKSH-ja nuk na bërë ndonjë ndryshim të rekomandimeve, ne vazhdojmë sipas planit operacional. Nesër në çdo vendvotim do të ketë mjete sipas rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Qytetarët mos të krijojnë tollovi”, ka thënë ajo.

Dje në Kosovë janë regjistruar dy rastet e para me koronavirus, njëri 77-vjeçar, i cili kishte ardhur nga Italia dhe tjetra 20-vjeçare, shtetase italiane./Gazeta Sinjali/