image KQZ tregon se sa parti do të garojnë në zgjedhjet e tetorit

Kosovë

KQZ tregon se sa parti do të garojnë në zgjedhjet e tetorit

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përgjatë një mbledhjeje të mbajtur të hënën, ka bërë me dije se 94 parti politike do marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sipas KQZ’së, 32 prej tyre janë subjekte politike, një koalicion dhe 35 iniciativa qytetare e 26 kandidatë të pavarur.

Zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi, ka bërë me dije se numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, 165 nga ta do jenë kandidatë për kryetarë komunash.

“Komisioni do të shqyrtojë këto materiale për të bërë certifikimin e kandidatëve më tutje”, ka thënë Elezi.

KQZ-ja ka kohë në dispozicion për vendim për certifikimin e kandidatëve dhe subjekte politike deri më 1 shtator. Procesi është planifikuar të përfundojë deri më 6 shtator. /Gazeta Sinjali/