Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve aktualisht janë duke u rinumëruar votat e katër vendvotimeve, për të cilat ka marrë vendim dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas këtyre të fundit ky proces do të përfundojë për dy orë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk varet nga KQZ.
Sipas tij, KQZ tashmë varet nga vendimmarrja e një institucioni tjetër, e që në fakt mund të ndikojë në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
“Sipas vendimit, PZAP duhet të rivendos lidhur me çështjen në fjalë. KQZ-ja do të pret vendimmarrjen e këtij institucioni dhe sigurisht se sikurse në të kaluarën do të veprojë në përputhje me vendimin e tij. Se a do të ketë ndikim në kohëzgjatjen e shpalljes së rezultateve përfundimtare, sigurisht se tashmë nuk është në dorën e KQZ-së kjo gjë, pasi varemi nga vendimmarrja e një institucioni tjetër. Do të presim vendimin për të proceduar më tej”, ka shtuar Elezi.
Përndryshe, në QNR janë rinumëruar votat e mbi 850 vendvotimeve./Gazeta Sinjali/