Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpallë rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur me 14 nëntor, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi përmes një komunikate për media.
“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 20 nëntor, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, me 14 nëntor, në 21 komuna është zhvilluar rundi i dytë i zgjedhjeve lokale pas atyre që u mbajtën me 17 tetor në tërë territorin e Kosovës. /GazetaSinjali/