image KQZ shtynë mbledhjen ku kishte paraparë të merrte disa vendime për zgjedhjet

Kosovë

Zgjedhje/ KQZ shtynë mbledhjen ku kishte paraparë të merrte disa vendime për zgjedhjet

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte paraparë të mbante një mbledhje në orën 11:30 për të marrë vendimet e para që do t’i shërbejnë organizimit të këtyre zgjedhjeve, mirëpo kjo mbledhje është shtyrë për në orën 13:00.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së , Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se mbledhja e KQZ-së e paraparë për në orën 11:30 shtyhet për në orën 13:00”, tha ai.

Elezi, i cili ka thënë se në mbledhje është paraparë të merren disa vendime që kanë të bëjnë më afatin e aktiviteteve zgjedhore dhe buxhetin.

“Në rend të ditës pritet të jenë disa vendime si shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore duke i përshtatur me ditët në dispozicion të KQZ-së, miratimi i Planit Operacional dhe miratimi i buxhetit të planifikuar për këto zgjedhje”, ka thënë Elezi./Sinjali/