image KQZ shqyrton kërkesën e VV-së për zgjedhjet e në veri

Politikë

KQZ shqyrton kërkesën e VV-së për zgjedhjet e në veri

news image

Pas kërkesës nga Lëvizja Vetëvendosje për mbajtjen e një mbledhje e jashtëzakonshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shtyrë afatin e aplikimit për certifikim të partive politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në veri të Kosovës, KQZ po e trajton këtë çështje., raporton Gazeta Sinjali

“Çështja e ndryshimit të disa afateve të aktiviteteve zgjedhore, në mesin e të cilave edhe afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në këto zgjedhje, është duke u trajtuar dhe do t’iu njoftojmë me kohë gjatë ditës”, tha zëdhënësi i KQZ-së  Valmir Elezi për Gazetën Sinjali.

Zëdhënësi i KQZ-së tregoi më tej se deri më tani (21 nëntor, 14:00) KQZ-ja ka pranuar një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Sipas Elezit, subjekti politik Iniciativa Qytetare Mitrovica ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

/GazetaSinjali/