Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot do të shpallen rezultatet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës
Përmes një komunikate për media, nga KQZ kanë thënë se të martën nga ora 13:15 mban mbledhjen e radhës.
Pikë e rendit të ditës është edhe shpallja e rezultateve për zgjedhjet për kryetar të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave në Zveçan dhe Leposaviq.
Ndryshe, në zgjedhjet e komunave veriore kanë marrë pjesë 3.47 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Ky do të jetë rendi i ditës:
1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Shpallja e Rezultateve, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq
3. Raport i Këshillave të KQZ-së
-Këshilli për Operacione Zgjedhore
-Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetor të KQZ-së për Kuvendin e Republikës
së Kosovës – 2022
4. Të ndryshme.